Gazeta franceze, “L’Intransigeant”, ka botuar, të mërkurën e 31 marsit 1937, në faqen nr.3, një shkrim në lidhje me vendimin historik të Mbretit Zog për heqjen e “çarçafit – ferexhesë” nga gratë shqiptare.

Si u prit ky vendim në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë?

“Një vendim i Mbretit Zog i cili është mirëpritur (Nga i dërguari ynë special) Tiranë, 30 mars. “Shqiptaret e bukura, që prej katër ditësh, kanë zbuluar fytyrat e tyre.

Mysliman besnik, por sundimtar modern, Mbreti Ahmet Zogu, në fakt, ka adoptuar nga Parlamenti një ligj që urdhëron gratë e mbretërisë së tij të heqin dorë nga “çarçafi – ferexheja”, një zakon i vjetër i imponuar në shekullin e XV-të nga turqit, kur ata pushtuan Shqipërinë pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut.

Ky vendim ka ngjallur gëzim të madh në të gjithë Shqipërinë : tek gratë, së pari, të cilat janë, si të gjitha bijat e Evës, të lumtura që admirohen, dhe tek të gjithë të rinjtë.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Vargjet e fundit të “Lahuta e Malsisë”

Tirana është bërë papritur një qytet i lumtur… Të qeshurat dhe rinia ndriçojnë të gjitha fytyrat… Dhe të huajt, të kënaqur, zbulojnë bukuritë që nuk dyshonin…

Kudo, e miratojnë vendimin e sovranit – i cili qe bërë popullor, me 1 mars 1928, duke adoptuar nga Parlamenti, barazinë e të drejtave mes gruas dhe burrit.

Padyshim, që disa myslimanë të vjetër, të cilët kundërshtojnë modernizmin, protestojnë në rrugët e Tiranës, kur takohen me gra pa ferexhe, por ata janë vetëm një pakicë e vogël që nuk shqetëson asnjeri.

Dhe bukuroshet shqiptare u përgjigjen atyre nëpërmjet buzëqeshjeve më të lumtura”. R. Singer.
A.Bebja /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *