Preseidenti Emmanuel Macron e ka lëshuar një deklaratë tejet evazive për Kosovën duke përmendur se pezullimin nga Franca të lirisë së lëvizjes të premtuar, për 1 janarin e vitit të ardhshëm. Deklaratat e kryetarit francez të shtetit të bëra gjatë një konferencë shtypi në Tiranë, i kanë dhënë një kënaqësi gati orgazmike kryeministrit Rama që ka nxituar ta përforcojë mesazhin: “Mua më rrënqethet mishi kur mendoj që mund të ketë rindalesë në procesin e liberalizimit të vizave” ka shtuar shefi i qeverisë shqiptare.

Duke komentuar ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë dhe ngecjen e dialogut Kosovë Serbi, presidenti francez deklaroi përkrah Ramës: “Ne u kemi besuar për çështjen e vizave, por ajo u pezullua nga ana e Francës se kjo ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur”, tha ai në nje deklaratë që Lapsi.al e degjoi në frengjisht.

Makron ka sqaruar edhe pikat që ai pret të realizohen: “Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti Vuçiç dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm”.

Lexo po ashtu:  Hiçakademikët

Në fakt togfjalëshi i paqartë i presidentit francez, nëse do ta kërkojë apo hoqi dorë nga pezullimi i lëvizjes së lirë, po të shikohet me vëmendje, më shumë u fry dhe u zmadhua në konferencë, nga kryeministra Rama. Ai fillimisht u ndje “i rrënqethur” dhe e përforcoi këtë mesazh duke thënë se “do të ishte dramatike që Kosova të humbiste të drejtën e liberalizimit të vizave”.

Që Rama ishte i interesuar për këtë bonus në betejën e tij kundër Albin Kurtit e dëshmon dhe fakti që gjithë mediat që janë nën thundrën e tij e propoganduan me të madhe këtë lajm.

Po si mund të sillej kryeministri ynë dhe çfarë e bën të pisët qëndrimin e tij? Lapsi.al ka shqyrtuar procedurat e BE, për të kuptuar më shumë.

Vërtet që Makron foli për pezullim të heqjes së vizave. Ai e ka bërë një paralajmërim të tillë edhe gjatë samitit të Vilnjusit disa javë më parë. Por procesi i liberalizimit të lëvizjes për qytetarët kosovarë nuk është më një gjë që varet nga shtetet anëtare.

Lexo po ashtu:  Prapaskena/ Ç’fiton Elon Musk nga rreshtimi pro Trump-it - mbreti i dezinformimit

Me 18 prill të vitit 2023, Parlamenti Evropian ka miratuar ​Rregulloren (BE) 2023/850 – dhe plotësim ndryshimin e Rregullores (BE) 2018/1806 për të shtuar Kosovën në listën e atyre territoreve shtetasit e të cilëve mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Ceremonia e nënshkrimit të rregullores është mbajt me 19 prill 2023 në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Rregullorja e BE-së 2023/850 është publikuar në gazetën zyrtare të BE-së dhe ka hyrë në fuqi me 15 maj, 2023. Sipas saj qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike do ta gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza për vizita afatshkurta duke filluar nga 1 janari, 2024.

Pra vendimi ka hyrë tashmë në fuqi dhe nëse një vend si Franca do të duhej ta pezullonte ai duhet t’i kerkojë komisionit europian nje raport per çeshtjet teknike qe kane te bejne me vizat e me pas duhen 2/3 e vendeve te BE te jene pro Francës. Dhe këto gjëra do duhej të theksonte një politikan shqiptar që do ti dalë në mbrojtje qytetarëve vëllezër të pjesës tjetër të kombit.

Lexo po ashtu:  Z. Abazoviç lëshoje koalicionin me partitë serbe!

Pra, siç u pa më lart në gërmimet e dokumentave nga Lapsi.al, proceduara e pezullimit duket gati e pamundur. Dhe në vend që të ekzaltohej Edi Rama duhet ti kërkonte BE-së zbatimin e kësaj procedure dhe jo sanksionimin e Kosovës, sidomos tanimë kur pas 24 shtatorit Serbia doli hapur si shtet agresor.

Dikush mund të thotë që kryeministri ynë në krah të Makronit u soll në atë mënyrë jo nga ngazëllimi, por nga padija e këtyre procedurave. Por edhe kjo alibi rrëzohet. Rama e di shumë mirë sepse një procedurë të ngjashme për pezullimin e liberalizimit të vizave e ka kërkuar Hollanda ndaj Shqipërisë në prill 2019, kur vetë Rama ishte kryeministër. Por kërkesa e Hollandës nuk u realizua dot se për t’u arritur kjo duhet një konsensus i gjërë dhe ingranazhe burokratike të pafundme.

Prandaj ky ishte një tjetër rast ku u shfrytëzua një togfjalsh i Makronit që Rama të sillej si armik i Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *