Herojtë e “Ballkanit të hapur” serb, që do na sjellin paqen
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareNë 23 shtator 2021 Ministria e Mbrojtjes e Serbisë organizoi ceremoninë zyrtare të shfaqjes së filmit kushtuar Brigadës së Motorrizuar 125 të Ushtrisë Serbe, e cila mori pjesë në agresionin e Serbisë në Kosovë në vitin 1998-1999. Ja çfarë shkruan me këtë rast komunikata e Ministrisë së Mbrojtjes e Serbisë për filmin kushtuar “lavdisë” së kësaj brigade ushtarake serbe: “Brigada e motorrizuar 125, shpirti i saj i gatuar nga virtutet, bashkë me njësitë e tjera heroike dhe gjithë pjesëmarrësit e mbrojtjes së atdheut gjatë agresionit të NATO-s në vitin 1999, përbëjnë themelin e vlerave mbi të cilat qendron sot Ushtria e Serbisë”.
Ministria e sotme e Mbrojtjes e Serbisë i cilëson sot si vlera të saj krimet e kryera nga Brigada e motorrizuar serbe 125 në Kosovë gjatë agresionit serb kundër popullit shqiptar të Kosovës. Kaq flagrante janë krimet e kësaj brigade ushtarake serbe, sa që formalisht prokuroria serbe e krimeve të luftës nën presion ndërkombëtar u detyrua në vitin 2014 të hapte një hetim lidhur me akuzat e kryerjes së krimeve nga ajo brigadë. Komandanti i saj gjenerali Dragan Zhivanoviç në 24 prill 1999 urdhëroi vendosjen e regjimit ushtarak në fshatrat Qyshk, Zahaq dhe disa fshatra të tjera shqiptare në Kosovë, ku sipas prokurorisë serbe ai e dinte se pasojat këtij urdhëri do të ishin vrasja e civilëve, vjedhja e pronave dhe dëbimi i fshatarëve shqiptarë nga shtëpiat e tyre. Në 2017 prokuroria serbe e mbylli hetimin “për mungesë provash”.
Tani në vitin 2021 Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i dedikon një film “lavdie” heroizmit kriminal të Brigadës së motorrizuar 125, që kreu masakra në Kosovë. Kjo është Ministria e Mbrojtjes e qeverisë së presidentit serb Vuçiç, i cili ka shpallur nismën e tij “Ballkan i hapur”, që sipas disa fantazistëve të sponsorizuar në Tiranë do t’i sjellë paqen popullit dhe kombit shqiptar.
Është paqja serbe e viteve 1998-1999 në Kosovë.
