Jeni duke folur ose jo, pavarësisht se çfarë thoni, trupi juaj është gjithmonë në komunikim e sipër. Gjithmonë mesazhet komunikatave janë të dukshme përpara një publiku. Është mire të mësosh sa më shumë për përdorimin e gjuhës së trupit me qëllim që të tregosh mire atë se për çfarë po komunikon.

Sytë : të mbash sytë gjatë gjithë kohës në kontakt me audiencën tuaj të ndihmon të rregullosh të folurën rrjedhshëm në komunikim. Gjithashtu ju sjell një ndjesi intimiteti dhe ngrohtësie, duke u treguar njerëzve të pranishëm se ju jeni vërtet të interesuar për ta. Kontakti me sy gjithashtu rrit besueshmërinë tuaj. Mos hidhni thjesht një shikim audiencës por krijoni kontakte me sytë me njerëz konkretë, duke marrë vëmendjen e një personi për disa sekonda, pastaj kaloni tek personi tjetër. Në ketë mënyre kuptohet qartë që po i flisni secilit prej të pranishmëve.

Fytyra : shprehjet e fytyrës suaj janë çelësi i të folurit në publik. Një buzëqeshje është një tregues shumë i madh dhe kështu ju i jepni ngrohtësi, miqësi, kënaqësi dhe rehati audiencës. Të buzëqeshësh është një mënyrë e lehte për t’ia mbushur mendjen njerëzve që ju jeni shumë miqësorë me ta. Është një sjellje e mire sepse të tjerët do të reagojnë në mënyre të natyrshme në favorin tuaj. Kjo do të bëjë që audienca juaj të ndjehet më komforte e ulur teksa ju dëgjon.

Lexo po ashtu:  5 shenja që tregojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Duart dhe krahët: me qëllim që audienca t’ju kuptojë më mirë, ju lëvizni duart dhe krahët për të ilustruar atë për të cilën po flisni. Por mos e teproni.  Ju nuk duhet të jeni kaq të përqendruar tek duart sepse mund t’ju hutojë dhe harroni atë se për çfarë po flisni. Thjesht duhet të kuptoni që ju nuk bëheni të mërzitshëm dhe të pakuptueshëm për njerëzit. Kapeni vëmendjen e audiencës duke qëndruar të lirshëm dhe kjo do ta bëjë materialin tuaj të duket shumë më i qartë dhe i lehtë për tu ndjekur.

Qëndrimi ose mbajtja e trupit : vazhdoni të keni parasysh ato që u thane pak më lartë, për të shmangur qëndrimet sikur jeni ndryshkur, përkundrazi duhet të jeni më fleksibël dhe të orientuar. Qëndroni drejt për të krijuar konfidencë në materialin tuaj. Qëndro drejt turmës për t’i inkurajuar ata. Të lëvizesh kot e të shohësh në dysheme apo tavan, tregon dembelizëm, probleme të besimit në vetvete, mos interesim.

Lexo po ashtu:  LAJMET E RREME/ Kandidatja për President të SHBA e prerë: Do të bëj ligje të reja që vendosin dënime të ashpra civile dhe penale për shpërndarjen e lajmeve të rreme?

Zëri : Është një tjetër element i gjuhës së trupit dhe të folurës në publik që mund dhe duhet të përdoret me qëllim që të marrësh rezultate më të mira në të folurën në publik. Duhet të kuptoni që e folura përballë njerëzve nuk është thjesht një eksperiencë për ju apo audiencën. Është njëkohësisht edhe vizuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *