Diamanti është një ndër gurët më të kërkuar në botë.

I kushtueshëm, dhurata perfekte, i lakmuar nga zonjat, rezistent ndaj kohës, ai është gjithashtu shumë i vështirë për t’u gjetur dhe për t’u përpunuar. Këto janë disa nga faktorët që e bëjnë diamantin një ndër gurët më të kërkuar në planet dhe një ndër bizhuteritë më të kushtueshme gjithashtu.

Por si e vendosin ekspertët çmimin dhe vlefshmërinë e një diamanti? Vlera e një diamanti mund të përcaktohet pjesërisht nga prerja e tij. Sa i shndritshëm dhe reflektues është diamanti, përbën një tjetër kriter, së bashku me mjeshtërinë e personit që e ka prerë atë.

Drita hyn në diamant përmes majës dhe pasqyrohet brenda tij. Një diamant i prerë me shumë sipërfaqe të vogla do të prodhojnë një efekt ‘të shkëlqyeshëm’, dhe guri mund të duket mjaft verbërues.

“Drita në diamant krijon një modelim të bukur simetrik sipas sipërfaqeve të ndriçuara dhe atyre të pandriçuara “, thotë John King i ‘Institutit të Gemologjisë të Amerikës’.

Lexo po ashtu:  Cigaret elektronike si duhani?

“Një ekspert që vlerëson diamantet mund të vërtetojë cilësinë e gurit duke mbajtur diamantin nën një dritë dhe duke parë se si drita pasqyrohet nga diamanti për në tavolinë”, thotë Danielle Buckby nga ‘Graff’, një argjendar në Londër. “Nëse diamanti është i prerë mirë ai do të duket i ndritshëm dhe jo i vobektë. Nëse cepi i diamantit është shumë i trashë do të prodhohet një rreth i errët dhe jo i shndritshëm. Detajet bëjnë ndryshimin!”

Diamantet shpesh herë kanë dhe depozita minerale që ndikojnë në shkëlqimin dhe qartësinë e gurit. Kryesisht, këto depozita mund të zbulohen vetëm nga syri. Në disa raste, përpunuesit e diamanteve përpiqen t’i fshehin këto depozita duke përdorur aftësitë dhe ekspertizën e tyre për të manipuluar sipërfaqet reflektuese rreth diamantit. Prandaj, instrumentet nuk mjaftojnë për të vlerësuar një diamant. Është syri i njeriut që bën diferencën, sepse ai mund ta vlerësojë një diamant siç duhet në çdo dimension, instrumentet vetëm mundet të lehtësojnë punën.

Çdo diamant ka specifikat e tij, dhe çdo diamant është i ndryshëm nga tjetri, prandaj njerëzimi i ka dedikuar vite të tëra, zbulimit, prerjes, tregtimit dhe vlerësimit të diamantit.

Lexo po ashtu:  Historike sot ishte vetëm tallja dhe poshtërimi i Kosovës dhe Serbisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *