Buzëqeshja është shpesh një fasadë e jashtme dhe mekanizëm mbrojtës

Termi ‘buzëqeshja depresive’ nënkupton personat që shfaqen të lumtur për të tjerët, ndërkohë që vuajnë nga brenda.

Këto simptoma depresive janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. Artikujt lidhur me këtë temë janë ngritur në literaturën popullore, dhe numri i kërkimeve në Google për gjendjen është rritur në mënyrë dramatike këtë vit.

Simptomat e depresionit duken të lehta për t’u dalluar: interesi për gjërat që deshëm dikur ulet, humori ndryshon brenda pak kohësh, dëshirë e paparë për të ngrënë gjithçka ose ekstremi tjetër, mungesë e theksuar urie

Gjithsesi, ka diçka: ndonjëherë t’i nuk i dallon dot këto që përmendëm më sipër- jo sepse nuk janë aty, por sepse zgjedh t’i fshehësh edhe nga vetja.

Ndoshta ndjen që i ke gjithë simptomat më lart, por sërish vazhdon jetën normalisht: shkon në punë, del me miqtë apo familjarët dhe je gjithnjë me një buzëqeshje në fytyrë.

Nga mjekësia kjo njihet si “depresion i qeshur”. Deri diku tingëllon paradoksale, por ç’është në të vërtetë buzëqeshja depresive?

Lexo po ashtu:  Vendet e vetme në Evropë që i kanë shpëtuar koronavirusit deri më tani

Njerëzit herë pas here përpiqen ta kamuflojnë duke i vendosur pikërisht këtë maskë simptomave që po përjetojnë. Ata ngrihen çdo mëngjes, vishen, shkojnë në punë dhe vazhdojnë të ndërveprojnë m të tjerët pavarësisht si ndihen nga brenda.

Kjo lloj buzëqeshjeje është në vetvete një emër tjetër për të quajtur depresionin- ose një mërzitje kronike që ndikon në çrregullimin e gjumit, ndryshimet e oreksit apo ndjesi të tjera si frikëra apo atake paniku.

Pse s’kishim dëgjuar kurrë për këtë lloj buzëqeshjeje?

Në fakt ky nuk është një term që ekziston, por ekspertët e përdorin për t’i bërë njerëzit të kuptojnë gjendjen aktuale të tyre dhe të kërkojnë ndihmë.

Si ta kuptojmë nëse kemi një ‘buzëqeshje depresioni’ ose jo?

Nuk ka një përgjigje të saktë për këtë, por janë shumë shenja dhe simptoma nga të cilat mund t’i kuptojmë. Nëse ndiheni pa energji, çdo ditë është e njëjta gjë dhe s’e kuptoni pse, kjo do të thotë që ka diçka që s’shkon me gjendjen tuaj emocionale.

Lexo po ashtu:  Këto ushqime parandalojnë aromën e pakëndshme të trupit

Trajtimi mund të fillojë me pranimin e hapur të problemit

Ashtu si shumica e çrregullimeve, depresioni i qeshur është gjithashtu i shërueshëm. Përveç këshillimit profesional ose psikoterapisë, trajtimi mund të fillojë me pranimin e hapur të problemit.

Zgjidheni një anëtar të ngushtë të familjes ose ndonjë mik të afërt, dhe flisni për ndjenjat tuaja. Ideja është që ta largoni ngarkesën e tepërt, gjë që mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të depresionit. Diskutimi i hapur dhe ndarja e ndjenjave është një element kyç në luftën me mendimet depresive. 
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *