Ushqyerja e shëndetshme shkon krah për krah me mirëqenien e stomakut. Marrëdhënia mes ushqimit dhe stomakut ka ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm tek shëndeti i organizmit por edhe lumturia e njeriut. Ky organ në formën e shkronjës J është një makineri e mirëfilltë hormonesh dhe është linja e parë e mbrojtjes së imunitetit.

Stomaku luan një rol kyç jo vetëm në transformimin e ushqyeve në energji dhe në përthithjen e ushqyesve por edhe në mirëqenien e të gjitha organeve të tjera, përfshirë trurin. Në këtë artikull do të mësoni për 4 veprimet që duhet të bëni çdo ditë për shëndetin e stomakut.

Të Thartat
Ushqimet e tharta dhe të hidhura stimulojnë formimin e enzimave tretëse për ushqimin. Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org rekomandojnë që përpara një vakti të rëndë hani një sallatë me spinaq e barishte të egra të spërkatura me lëng limoni. Gjysëm ore përpara një vakti mund të pini një gotë ujë me lëngun e një gjysmë limoni ose gjysëm luge gjelle me uthull molle. Këto kura do të lehtësojnë dhe përshpejtojnë formimin e lëngjeve tretëse.

Lexo po ashtu:  Si të kemi oreks më të shtuar?

Pikantet
Xhenxhefili, një zhardhok pikant është kura më e mirë për tretjen. Ai qetëson stomakun, lehtëson tretjen, eliminon fryrjen dhe të përzierat. Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj dhe ta pini bashkë me limonin për një shëndet më të mirë të stomakut.

Lëvizja
Përtacia ndikon edhe tek tretja. Ekspertët thonë se njerëzit që duan të përmirësojnë tretjen duhet të kryejnë aktivitet të rregullt fizik. Ky i fundit do të stimulojë kontraktimin natyral të muskujve të sistemit tretës dhe do të lehtësojë eliminimin e mbetjeve ushqimore.

Hidratimi
Nëse njeriu nuk pi mjaftueshëm ujë, trupi do të vuajë nga konstipacioni. Uji është i domosdoshëm për prodhimin e lëngjeve tretëse pa të cilat njeriu vuan nga gazrat, fryrja dhe të përzierat. Ekspertët këshillojnë pirjen e të paktën 2 litrave ujë në ditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *