Presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e parë Melanie kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Lajmi ëhstë bërë i ditur në një postim në Twitter nga vetë presidenti amerikan që ka njoftuar se të dy javë futur në karantinë.

BBC raporton se presidenti 74 vjeçar është prekur pasi një prej ndihmësve të tij më të afërt ka rezultuar gjithashtu pozitiv.

Hope Hicks, asistenti 31 vjeçar ka udhëtuar me ‘Air Force One’ në debatin e parë presidencial me që Trump bëri pak ditë më parë me rivalin demokrat Joe Biden në Ohio.

Mjeku i presidentit amerikan, Sean Conley ka publikuar një deklaratë ku thotë se preidenti dhe zonja e parë “janë mirë të dy dhe kanë planifikuar të qendrojnë në shtëpi”.

“Pres që presidenti të vijojë të ushtrojë detyrat e tij pa ndalur ndërsa rikuperohet dhe do ju mbaj në dijeni për zhvillimet e mëtejshme” është shprehur mjeku.

Mbetet e paqartë sesi ky zhvillim do të ndikojë në debatin e dytë presidencial që është planifikuar për t’u mbajtur me 15 tetor në Florida.

Lexo po ashtu:  Lajmi te qëndrimet e Vjosa Osmanit në Bruksel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *