SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË

 KRYESIA

 

Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, në përbërje të kryetarit, Fadil B.Hoxha, dhe anëtarëve të kryesisë, Albana Murseli, Fiorda Domi dhe Milot Ibrani, janë takuar sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës me nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavcin dhe nënkryetarin e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Valon Ramadanin.

Në kuadër të këtij takimi sindikalistët shprehën shqetësimin e tyre rreth gjendjes me të cilën po përballet për tash e një kohë të gjatë Transmetuesi i vetëm Publik në vend, si pasojë e veprimeve të kundërligjshme, kontratave të dëmshme dhe pa mbulesë financiare, kushteve të rënda të punës etj.

Si veprim urgjent që duhet të ndërmarrë Kuvendi i Kosovës është zgjedhja e Bordit të ri të RTK-së, i cili është jashtë funksionit pasiqë shumicës së anëtarëve, shtatë prej tyre nga njëmbëdhjetë sa janë gjithsej, iu ka përfunduar mandati.

Për më shumë se një vit, RTK është pa menaxhment funksional dhe me drejtor gjeneral i cili është zgjedhur nga Bordi i RTK-së pa e përmbushur kriterin e kuotës prej 2/3-ve, sa parashihet me ligjin e Transmetusit Publik.

Lexo po ashtu:  Agim Bahtiri ka një thirrje për Goran Rakiq

Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së kërkuan nga deputetët që të themelojnë Komisionin hetues Parlamentar në mënyrë që të kuptohet e vërteta rreth gjedjes së përgjithshme në RTK e në veçanti asaj finaciare.

Gjithashtu çështja e pronës dhe e financimit të pavarur duhet të marrin epilog nga ky legjislativ.

 

Me respekt,

Fadil B.Hoxha

Kryetar i SPRTK-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *