“Sindroma e Beogradit”

Qeveritë e Tiranës dhe të Prishtinës nuk qenë në gjendje të bëjnë mini Shengenin shqiptar dhe po bëjnë me daulle mini Shengenin serb. Mirë Prishtinën në dukje po e martojnë me zor, po Tirana pse e ka këtë entusiazëm, kur ka qenë njëherë e martuar me Beogradin në vitin 1946 dhe konsumuan martesën me zonën e përbashkët ekonomike, me bashkimin ekonomik dhe doganor, me njësimin e lekut shqiptar me dinarin jugosllav, etj. dhe kur kryeministri i atëhershëm shqiptar me padurim i kërkonte me letër Titos të caktonte datën e bashkimit formal dhe përfundimtar të Shqipërisë me Jugosllavinë. Dashuria e viktimës me xhelatin e saj nuk është vetëm histori letrare.

Është gabim të quhet “sindroma e Stokholmit”. Para saj kemi “sindromën e Beogradit” te qeveritë shqiptare në kohën e vjetër dhe në kohën e re.

Lexo po ashtu:  Sapo Glauk Konjufca i VV-së hapi profil në Facebook, filluan vështirësitë më të mëdha në median sociale Facebook. Vetëvendosja! të hetohet. Dyhsohet se kjo ka faj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *