Kreu i partisë opozitare serbe NS, Vuk Jeremiq tha se liderët e tanishëm të Serbisë janë pajtuar që Kosova të pranohet në OKB. Ai ishte në SHBA ku u takua me zyrtarë nga Departamenti amerikan i Shtetit, si dhe kongresmenë dhe senatorë.

Jeremiq u shpreh se kjo administratë e SHBA-së ka pritje të mëdha që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të përfundojë pas zgjedhjeve.

“Nuk besoj që ata kanë shpresa të mëdha për marrëveshje para zgjedhjeve në Serbi, por përfundimisht shpresat janë që pas zgjedhjeve të bëhet diçka. Meqenëse një zyrtar me rëndësi i SHBA-së, Richard Grenell, ka vendosur që të mbetet i përfshirë në dialog, pritjet e mija janë që një marrëveshje Prishtinë-Beograd të arrihet në nëntor. Kur fola me njerëzit në Uashington, askush nuk e mohoi këtë gjë”, tha ai duke shtuar “Me sa di, do të ketë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, që do të përmbajë pranimin e Kosovës në OKB”, citon Shqip Jeremiqin.

Lexo po ashtu:  Pacolli: Qytetarët që kanë simptoma nuk testohen, po testohen njerëzit me pushtet

Jeremiq shtoi se Perëndimi është pajtuar me faktin se Serbia nuk do të jetë kurrë një shtet tërësisht demokratik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *