Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

“Është koha të them çfarë mendoj“!

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Kreatori italian i modës Giorgio Armani ka akuzuar industrinë e modës që po “dhunon” femrat me imponimin e trendëve afatshkurtër dhe me marketingun e orientuar seksualisht.

“Është koha të them çfarë mendoj. Disenjatorët po i dhunojnë femrat”, u ka thënë Armani (85) gazetarëve në margjinat e revysë së linjës së vet Emporio Armani.

“Kur femra shëtit në rrugë dhe sheh reklamën në të cilën në plan të parë janë gjoksi dhe vithet e ndonjë femre, edhe ajo dëshiron të bëhet e tillë, ka thënë kreatori.

Kështu ajo, siç ka sqaruar Armani, bëhet “e dhunuar”.

 

“Mund të dhunoni femrën në shumë mënyra, ashtu që ta hidhni në bodrum apo t’i sugjeroni asaj që të vishet në mënyrë të caktuar”, ka thënë Armani, i njohur për veshjet elegante.

Lexo po ashtu:  Albin Kurti: Kosova e gatshme të rinisë dialogun me Serbinë

Ai ka shtuar që në koleksionet e veta ka funde të shkurtra dhe të gjata, pantallona të gjera dhe të ngushta me çka u ofron liri maksimale femrave që t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e veshjes.

– Më ka ardhur te hunda kur e dëgjoj fjalën trend. Duhet të provojmë të punojnë për femrën bashkëkohore.

Trendët nuk duhet të ekzistojnë”, ka thënë Armani dhe ka shtuar që koleksioni i tij më i ri për të reja është inspiruar nga vajzat “me vullnet të fuqishëm”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *