Një studim i ri ka dalë në përfundimin se truri i qenëve e proçeson të folurën, në të njejtën mënyrë me trurin njerëzor, gjë që do të thotë se ata e dinë kuptimin e fjalëve që ne i themi dhe tonin me të cilin i flasim.

Në një artikull të “New York Times”, tregohet historia e një trajneri të kafshëve nga Hungaria, i cili punoi me 13 qen dhe i mësoi se si të ngjiteshin në një makineri të rezonancës magnetike. Gjatë kohës që ata qëndronin aty, një grup kërkuesish i flisnin, duke përdorur një shumllojshmëri fjalësh dhe intonacionesh. Disa prej këtyre fjalëve ishin pozitive me intonacion pozitiv, disa ishin fjalë pa kuptim po me intonacion pozitiv, dhe disa fjalë negative.

Shkencëtarët zbuluan se hemisfera e majtë e turit të qenëve përpunonte kuptimin e fjalëve, pavarësisht se si ishte intonacioni i tyre, madje duke bërë interpretim të fjalëve, nëse ishin pozitive apo negative. Pra është e njejta mënyrë se si njerëzit i kuptojnë fjalët.

“Tregon që për qentë, një fjalë e mirë mund të jetë si shpërblim për ta, por e mira është që fjalët të shoqëron me një mënyrë pozitive të foluri”- thotë Attila Andics, shefja e departamentit që kreu këtë studim-“Kështu, qentë jo vetëm e dinë çfarë ne i themi, por dhe mënyrën si e themi, gjithashtu mund ti kombinojnë këto të dyja, për një interpretim më të mirë.”

Lexo po ashtu:  Lasgushi letër të bijës: Jam si një gur në lumë, që uji shkon, po guri mbetet

Prandaj nëse mendoni se qeni juaj ju ka inat pa shkak, thjesht ju ka dëgjuar që keni folur me dikë për ta dërguar tek veterineri.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *