Shumë nga vendimet tona shkaktojnë pyetje dhe komente nga njerëzit e tjerë, familjarë, miq, apo persona të afërm që për ndonjë arsye apo për ndonjë tjetër, e kanë përherë një opinion lidhur me mënyrën se si duhet të sillemi, se si t’i ndërtojmë marrëdhëniet dhe se me kë të komunikojmë. Ndonjëherë persona të tillë arrijnë deri në pikën, sa na kërkojnë t’i shpjegojmë zgjedhjet e jetës sonë personale. Sipas psikologut dhe blogerit, David William, nuk duhet të japësh asnjëherë llogari, nëse të pyeten këto 10 gjëra:

Nuk duhet t’ia shpjegosh askujt situatën lidhur me jetën tënde personale.
Nëse je e martuar nga ana ligjore, apo nëse ende jeton me prindërit, nuk ke pse e justifikon motivin e kësaj gjëje me të tjerët. Nëse je e vetëdijshme dhe e lumtur me situatën, në të cilën gjendesh, atëherë nuk ka pse të të interesojnë shumë opinionet negative të të tjerëve.

Nuk duhet t’ia shpjegosh askujt prioritetet e jetës tënde.
Ti ke mendimet e tua lidhur me gjërat që duhet të bësh për të gëzuar veten dhe të tjerët rreth vetes. Duke qenë njerëz të ndryshëm, ne kemi prioritete të ndryshme nga njëri-tjetri. Mjafton të mbrosh prioritetet e tua dhe të mos ia shpjegosh askujt arsyet se pse ke ato prioritete në jetë.

Lexo po ashtu:  Lëngu çudibërës që largon erën e keqe të gojës

Nuk duhet të kërkosh falje, nëse nuk je penduar.
Nëse nuk je penduar për veprimet apo sjelljet e tua, nuk ke pse kërkon falje. Shumë persona mundohen të kërkojnë falje sa më parë për t’i mbyllur shpejt problemet. Kjo gjë shpesh e vështirëson akoma më tepër situatën, ndaj nuk ke pse kërkon falje, nëse nuk ndihesh në faj.

Nuk duhet të thuash gjithmonë “Po”.
Ke gjithë të drejtat e mundshme për të thënë “Jo’, nëse nuk ekziston një arsye e fortë për të rënë dakord. Suksesin e arrijnë personat që kanë hequr dorë prej gjithçkaje që nuk është prioritet i tyre. Njihe mirësinë e njerëzve të tjerë dhe ji mirënjohës, por mëso edhe të thuash “Jo” për gjërat që ta largojnë vëmendjen nga objektivat e tua kryesore.

Nuk duhet të biesh dakord me bindjet personave të askujt.
Nëse nuk ndani me të tjerët idetë tuaja personale, është e padrejtë të shtireni sikur jeni dakord me ta. Është më mirë të kundërshtosh me qetësi, se sa të pranosh dhe të zhgënjehesh më vonë.

Lexo po ashtu:  Gabimi më i madh që po bëni me pastën e dhëmbëve!

Nuk duhet t’i japësh llogari të tjerëve lidhur me karrierën apo zgjedhjet e tua personale.
Ndonjëherë rrethanat na detyrojmë të zgjedhim midis punës dhe jetës personale. Ky vendim nuk është i thjeshtë dhe në fund mund të zgjedhësh punën, jo sepse nuk të intereson familja, por sepse kjo zgjedhje do të të japë siguri në të ardhmen. Në çdo rast, nuk duhet t’ia shpjegosh të tjerëve se pse i ke bërë këto zgjedhje në jetë.

Nuk duhet të japësh shpjegime lidhur me bindjet e tua politike apo fetare.
Nëse je demokrat, socialist, i krishterë, musliman apo çdo gjë tjetër, kjo është zgjedhja jote personale. Nuk ke pse jep llogari për të tilla zgjedhje në jetë. Nëse dikush nuk të pranon dot për mënyrën se si je, dije së është problem i tij/saj, jo i yti.

Nuk ke pse shpjegon se pse jeton vetëm.
Nëse je i martuar apo beqar, nuk ka pse i intereson askujt. Vetmia nuk është një shqetësim i personalitetit dhe kushdo është i lirë të zgjedhë nëse do të përfshihet në një marrëdhënie, apo jo. Askujt nuk ka pse i duhet të dijë gjë për këtë pjesë.

Lexo po ashtu:  Përse duhet përdorur deodoranti i meshkujve

Nuk duhet të takosh asnjë person, thjesht sepse dikush ta kërkon ta bësh.
Nuk ka rëndësi, nëse personi që do të takosh do të jetë i mirë apo jo. Thjesht nuk duhet të takosh apo të merresh me njerëz të tjerë, për faktin se dikush ta kërkon këtë gjë. Punët janë të ndara dhe çdokush duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Ti nuk ke pse të jesh si një mashë në duart e të tjerëve.

Nuk duhet të justifikohesh për aspektin tënd fizik.
Nëse je e dobët apo e shëndoshë, e gjatë apo e shkurtër, e paraqitshme ose jo, nuk ke pse justifikohesh apo ankohesh përpara të tjerëve. Mos lejo që paraqitja e jashtme të përkufizojnë vetëvlerësimin tënd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *