Ndodh ndonjëherë të gabojmë në kuptimin që ne i japim dashurisë. Duke qenë ndjenjë, e cila merr kuptim të ndryshëm nga secili nga ne, mund të ndodhë që ne t’i japim kuptimin e gabuar dhe të na duket gjithçka si e drejtë dhe normale. Këtu e kam fjalën për vendosjen e dikujt tjetër përpara vetes dhe këtë gjë ta quajmë dashuri. Është nga dukuritë më të zakonshme që ndodh thuajse në çdo çift. Edhe neve mund të na ketë ndodhur që në një situatë të caktuar të kemi sakrifikuar duke vendosur nevojat e dikujt tjetër përpara tonave. Deri këtu nuk ka asgjë të gabuar, pasi ndonjëherë duhet edhe të sakrifikojmë për ata që duam.

Gabimi qëndron nëse diçka e tillë përsëritet dhe ne mendojmë se jemi duke bërë gjënë e duhur. Ky është momenti kur ne jo vetëm që nisim të gabojmë, por edhe nisim të mos e respektojmë e të mos e duam veten tonë. Duke menduar se dikush tjetër meriton më tepër se ne, sado i rëndësishëm të jetë në jetën tonë, ne ulim veten duke e lartësuar atë. Por si mund ta duash një person, nëse nuk respekton dhe nuk do veten tënde? Ësshtë e pamundur.

Kjo gjë duhet të kuptohet. Realisht në situata të tilla, ne nuk tregojmë dashuri. Ne tregojmë mungesë dashurie, pasi nëse do ta donim dikë, duhet të donim fillimisht veten tonë. Kur mungon dashuria për veten, mungon dashuria edhe për të tjerët. Nëse do ta duam vërtet dikë, ne mund ta ndihmojmë të arrijë gjërat që do, por jo t’i japim të gatshme gjërat që na duhen edhe neve po aq shumë.

Secili nga ne meriton më të mirën dhe duhet të vijë përherë i pari në jetën e personit që do. Ky është një formë rregulli i pashkruar që duhet të zbatohet lidhur me ndjenjat dhe prioritetet. Dikush që ti e do dhe e ke person të rëndësishëm në jetë, duhet të të dojë dhe të të ketë prioritet edhe në jetën e vet. Ama ne nuk mund ta zbatojmë atë në mënyrë të tjetërsuar dhe ta quajmë dashuri, kur nuk është e tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *