Policia e Kosovës ka zhvilluar sot takime koordinuese me EULEX dhe KFOR-in, në kuadër të marrëveshjeve të arritura në Bratisllavë.

Në një njoftim zyrtar Policia e Kosovës ka bërë me dije se nga nesër do të ketë një numër më të vogël të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në dhe përreth objekteve komunale në veri. Ky vendim ka ardhur pasi është raportuar se situata në Veri ka qenë e qetë.

Nga ana tjetër Policia e Kosovës ka thënë se ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore.

Lexo po ashtu:  Bashkësia Islame: I arrestuari nën dyshimin se e dhunoi një femër në xhami nuk është hoxhë, dhe as pjesë e jona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *