Shkruan: Çun Lajçi

S’jemi t’barabart as me skjaun!

E hoqën reprocitetin
Ju mos e nemni Dardaninë
Kan ndrrua kohnat duhet ndrrua fara
E druej se trolli s’e duron tjetrën
E për shartime tepër vonë
Mos e nemni Dardaninë bimën po
Kopilua qenka n’sytë e shterun
Prejeni sa s’asht rritë në nyjen e dytë
Se pastaj dy herë bahet kopile
E s’hahet prej idhtësimit
Koha s’ka ndryshua po Nik Dardani
Ai e paska ndrrua rasadin
S’qenka i barabart as me vetën
As me skjaun!

Dardani,06.06.2020

Lexo po ashtu:  “Kur një mëngjes”. Poezia plot ndjenja e Dritëro Agollit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *