Shkruan: Çun Lajçi
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.S’jemi t’barabart as me skjaun!
E hoqën reprocitetin
Ju mos e nemni Dardaninë
Kan ndrrua kohnat duhet ndrrua fara
E druej se trolli s’e duron tjetrën
E për shartime tepër vonë
Mos e nemni Dardaninë bimën po
Kopilua qenka n’sytë e shterun
Prejeni sa s’asht rritë në nyjen e dytë
Se pastaj dy herë bahet kopile
E s’hahet prej idhtësimit
Koha s’ka ndryshua po Nik Dardani
Ai e paska ndrrua rasadin
S’qenka i barabart as me vetën
As me skjaun!

Dardani,06.06.2020




