“Nuk na përfaqësoni!”. Ky ishte slogani simbol i ditës së 55 të protestës, i cili u projektua mbi bulevard. Përpos tij, ndër ra në sy edhe sllogan ku shkruhej numri 140 dhe mbi të ishin vendosur krimba. Me këtë simbolikë të përdorur, protestuesit i janë referuar 140 deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Edhe me këtë instalacion protestuesit kanë përcjellë mesazhin e tyre ndaj përfaqësuesve politikë se ata nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

Këto mesazhe vijnë pas fjalës së mbajtur nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar. Protestuesit u shprehën të qartë se nuk mund t’i jepet “Besa” një njeriu që e ka shkelur atë. “Nuk ka besë me Ramën”, ka qenë ky mesazhi i qartë i qytetarëve ndërsa kanë theksuar se kërkesa për dorëheqjen e tij është e panegociueshme.

Protesta popullore vazhdon deri në dorëheqjen e klasës së korruptuar…

Lexo po ashtu:  Çitaku lë pozitën e ambasadores në SHBA

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com