Sondazhet e ditës së sgjedhjeve në Gjermani: CDU në krye – AfD parti e dytë më e madhe me 20 përqind
Sot, gati 60 milionë gjermanë patën mundësinë e fundit për të votuar në zgjedhjet parlamentare për Bundestagun e ri. Votimet u mbyllën në orën 18:00 dhe sondazhet e para tregojnë se CDU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, është në avantazh. Kjo mund të sjellë një ndryshim pushteti në Gjermani. Rezultatet përfundimtare priten rreth orës 21:30.
Rezultatet e pritshme sipas sondazheve:
- CDU (Demokratët e Krishterë): Rreth 29–30% të votave. CDU është një parti konservatore e qendrës së djathtë që mbështet ekonominë e tregut, vlerat e krishtera dhe bashkëpunimin evropian.
- AfD (Alternativa për Gjermaninë): Parti e ekstremit të djathtë, pritet të jetë e dyta me rreth 20% të votave. Asnjë parti tjetër nuk ka shprehur dëshirë për të bashkëpunuar me ta.
- SPD (Socialdemokratët): Partia e kancelarit aktual Olaf Scholz pritet të marrë 15–16%.
- Të gjelbrit: Pritet të marrin midis 13 dhe 14%.
- Die Linke (Partia e Majtë): Ka pasur rritje në përkrahje dhe pritet të marrë midis 7 dhe 9%.
Ndryshim i mundshëm i pushtetit dhe cështjet Kryesore:
CDU, me në krye Friedrich Merz, duket se ka mundësi të marrë pushtetin nga Olaf Scholz dhe SPD. CDU ka premtuar përmirësimin e ekonomisë në Gjermani. Çështjet kryesore në zgjedhje janë: ekonomia, imigracioni, siguria dhe marrëdhëniet e Gjermanisë me SHBA-në dhe Rusinë.
Ndikimi ndërkombëtar:
Elon Musk është kritikuar për përfshirje në zgjedhjet gjermane pasi shprehu mbështetje për AfD. Edhe nënpresidenti amerikan J.D. Vance ka mbështetur AfD. Kjo ka qenë një temë e diskutuar shumë para zgjedhjeve, shkruan MekuliPress.
- CDU është në krye të sondazheve dhe Friedrich Merz mund të bëhet kancelari i ri.
- AfD pritet të jetë partia e dytë më e madhe, por asnjë parti tjetër nuk dëshiron të bashkëpunojë me ta.
- SPD dhe “Të gjelbërit” kanë më pak përkrahje sesa në zgjedhjet e mëparshme.
- Zgjedhjet janë vendimtare për të ardhmen e Gjermanisë dhe drejtimin politik të Evropës.