Vetëvendosje do të fitojë mbi 50.83 për qind të votave, sipas një sondazhi të realizuar nga një kompani izraelite, e kontraktuar nga televizioni kabllor T7.

Sipas sondazhit, Vetëvendosje do të fitojë 50.83 për qind, PDK 16.94 për qind, LDK 15.97 për qind, AAK 6.98 për qind dhe Nisma 2.95 për qind.

Matja është bërë vetëm në zona urbane, në 11 qytete të Kosovës.

Qytetet ku janë anketuar qytetarët janë: Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Ferizaj, Istogu, Skenderaj, Peja Gjakova, Podujeva, Gjilani dhe Deçani.

Lexo po ashtu:  Edhe Kasami i Besës fton me 5 maj të votohet opcioni Pendarovski pro NATO dhe BE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *