Sonte mund të shkruaj vargjet më të trishta,
Të shkruaj, për shembull: ”Nata është yjëzuar,
Dhe drithërues, të kaltër yjet atje lart”.

Era e natës sillet nëpër qiell dhe këndon.

Sonte mund të shkruaj vargjet më të trishta.
E doja dhe nganjëherë edhe ajo më donte.

Në net si kjo e mbaja ndër krahë,
E puthja aq shumë nën qiellin e pafund.

Ajo më donte dhe ndonjëherë edhe unë e doja.
E si të mos i doje sytë e saj të mëdhenj!

Sonte mund të shkruaj vargjet më të trishta,
Duke menduar që nuk e kam. Duke ndjerë që e humba.

Të dëgjoj natën e pamat, më e pamat pa të.
Vargjet bien mbi shpirtin si mbi barin vesa.

Po ç’rëndësi ka kur dashuria ime nuk mund ta ruante atë!
Nata është yjëzuar dhe ajo nuk është me mua.
Kjo është e gjitha. Së largu dikush këndon. Atje larg…
Shpirti im nuk ndihet mirë se e humbi atë.

Si të jenë duke kërkuar, sytë e mi vështrojnë për të,
Zemra ime vështron, por ajo nuk është me mua.

Lexo po ashtu:  Ai mendoi se gruaja e panjohur po tallej me të… por kur ajo e ftoi për drekë në restorant, u shtang!

E njëjta natë që zbardhëllon të njëjtat pemë
Ne vetë, ata të atëhershmit, nuk jemi të njëjtët.

Më nuk e dua, është e qartë, por sa shumë e doja!
Zëri im vështron për erën që të takojë veshin e saj.

E tjetrit. Do jetë e tjetrit, si më parë e puthjeve të mia.
Zëri i saj, trupi i saj i tejdukshëm, sytë e saj të mëdhenj…

Unë nuk e dua, është e qartë, por mbase e dua akoma.
Është kaq e shkurtër dashuria dhe kaq i madh harrimi!

Sepse në net si kjo e mbaja në krahë,
Shpirti im ndihet keq që e ka humbur.

Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që ajo me shkaktoi,
Dhe këto janë vargjet e fundit që unë i shkruaj. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *