Sot bëhen 21 vite nga masakra që është kryer nga forcat armike në fshatin Rogovë të Hasit, ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nga vrasjet nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit.

Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.

Aty heroikisht dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.

Për të nderuar dëshmorët, sot në ora 10:00 në Rogovë të Hasit mbahet tubim përkujtimor dhe homazhe te “Varrezat e dëshmorëve”.

Po në këto data por në fshatrat Bishtazhin dhe Goden ranë dëshmorë edhe nëntë të tjerë. 

Prandaj, nën patronatin e Komunës së Gjakovës dhe organizatave të dala nga lufta e UÇK-së mbahet edhe akademi përkujtimor në nderim të këtyre 30 dëshmorëve.

Lexo po ashtu:  Pema e rrallë, që Naim Frashëri mbolli në Sarandë, sot kërkon shpëtim

Akademia mbahet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë me fillim prej orës 12:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *