Me anë të një postimi në Facebook, Tritan Kalo shkruan se sot ishte dita e fundit e kufizimeve për masat kundër COVID-19, si dhe shpreh habi për faktin e shembjes së godinës së Teatrit me urgjencë, ndersa shton se zgjidhja e tij nuk u mor parasysh.

“Dita e fundit e KUFIZIMEVE thelbësore në kuadër të masave në përballje me sfidën ndaj Covid-19, POR njëkohësisht edhe dita e fundit e TEATRIT KOMBËTAR….Kemi kaq kohë sa të merremi me urgjencë me shembjen e tij???….

MOS u zgjidhën vallë ndërkohë problemet e shumta në këtë vend pas Tërmetit të 26 Nëntorit 2019?…MOS vallë NE ndërkohë e hoqëm nga shpina këtë “Flamë të Përbotshme” të quajtur COVID-19?….

MOS vallë ndërkohë ekonomia jonë e gjunjëzuar, është rigjallëruar në atë nivel sa të ripunësoj ata/ato që kanë humbur vendet e punës, apo të riaktivizojë bizneset e asfiksuara?….

Platoni dikur shprehej se: “Çdo problem ka tre zgjidhje, timen, tënden dhe zgjidhjen e duhur.”…

Zgjidhja ime NUK është marrë parasysh….Zgjidhja “tënde” NUK i pëlqen të gjithave që frymojnë në këtë vend….CILA është ZGJIDHJA e DUHUR?….Është SOVRANI ai që e vendos këtë gjë!!!….TË PRESIM VERDIKTIN E TIJ….Quo vadis Shqipëria ime!!!”, shprehet Kalo.

Lexo po ashtu:  Ambasadori amerikan lëvdëron Qeverinë Kurti: “Niveli i besimit që njerëzit e kanë pasur në këto institucione dikur, 15 vjet më herët krahasuar më sot, policia, gjykata, prokurorët, ... po bëjnë përparim të dukshëm"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *