Antonio nuk ishte parë që prej vitit 2010 – askush nuk e kishte shpallur të zhdukur.

Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë në Valencia të Spanjës, ku trupi i një pensionisti, Antonio, është gjetur i pajetë në banesën e tij pas 15 vitesh, raportoi gazeta spanjolle El País.

Zbulimi u bë rastësisht, pasi një tub i bllokuar shkaktoi përmbytje në ballkonin e fqinjëve që banonin poshtë apartamentit të tij. Kur zjarrfikësit hynë në banesë përmes një dritareje, u përballën me një skenë makabre: në dhomën e gjumit ndodhej trupi i mumifikuar dhe skeletor i Antonio-s, i rrethuar nga mbeturina, insekte dhe pëllumba.

Sipas mediave, nuk ishte parë nga askush që prej vitit 2010. Megjithatë, askush nuk e kishte shpallur të zhdukur. Kutitë postare ishin bosh, faturat paguheshin automatikisht nga llogaria e tij bankare dhe pensioni i vazhdonte të transferohej çdo muaj.

Fqinjët treguan se Antonio jetonte i izoluar dhe dukej i mbyllur në vetvete. Kur ai “u zhduk”, shumëkush kishte menduar se ishte transferuar në një shtëpi për të moshuar ose kishte shkuar të jetonte me familjen.

Lexo po ashtu:  E thotë sociologia/ Kur është mosha e duhur për t’u martuar?

Policia spanjolle bëri të ditur se ai kishte dy fëmijë, por nuk kishte pasur kontakt me ta prej dekadash, që kur kishte braktisur familjen rreth 30 vite më parë. Hetimet paraprake përjashtojnë çdo dyshim për krim — gjithçka tregon se vdekja ka qenë natyrale.

🕯 Një rast që ka shokuar opinionin publik në Spanjë, duke ngritur pyetje serioze për izolimin social dhe mungesën e lidhjeve njerëzore në shoqëritë moderne. /Përkthyer nga gazeta norvegjeze “Dagbladet”/MekuliPress/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com