Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zbuluar sot në Asamblenë e PS-së se kush është problemi i të ardhmes së shqiptarëve. Ai është Ilir Meta.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Problemi i madh mes shqiptarëve dhe të ardhmes quhet Ilir Meta dhe LSI. Ky është problemi i madh i zgjedhjeve të ardhshme dhe mendoj se shqiptarët do t’i japin zgjidhje këtij problemi gjatë zgjedhjeve të ardhshme”, deklaroi Rama.

A mund të flasë një njeri në emër të një kombi për të ardhmen e këtij të fundit? A mundet që një njeri që qeveris të flasë për të ardhmen e të gjithëve pa dhënë më parë llogari për pasojat e vendimeve të tij?

Moralisht jo, por ndoshta ky është truku i këtyre zgjedhjeve: po shpik një armik inekzistent për të mos folur për çështjet reale. Këtë bënte edhe Lulzim Basha në vitin 2017, e përqendroi sulmin mbi sh.p.k e politikës si LSI.

Lexo po ashtu:  Deklarohet Ambasada e Britanisë së Madhe: "Ne përshëndesim vendimin e Qeverisë në detyrë për hjeqjen e tarifave në mallrat nga Serbia dhe BH - Dialogu duhet të dërgojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, juridikisht detyruese, që respekton integritetin territorial"

A mundet vallë që të besohet një kryeministër i qeverisë më të korruptuar në Europë që të flasë për problemin e së ardhmes të cilin edhe nëse është i tillë, është ndër të tjera dhuratë e tij?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *