Kafeja e mëngjesit mund të rrisë aftësinë tuaj për t’u përqëndruar, por nuk ka asnjë ndikim te kreativiteti. Ky është një përfundim i ditëve të fundit, referuar studimit të publikuar në Science Direct (via Healthline).

Në hulumtim morën pjesë 80 persona, të cilëve iu dha një pilulë kafeine 200 mg, e cila është e barabartë me një filxhan kafe të fortë.

Në vijim, u testuan stimuluesit e të menduarit konvergjent (zgjidhja e problemeve) dhe divergjent (krijimtari dhe ide), memories dhe gjendjes shpirtërore.

Kafeina pati efekt në rritjen e përqëndrimit, por nuk dha rezultat te aftësitë kreative, raportuan studiuesit.

Po kështu nuk pati ndonjë efekt të ndjeshëm përsa i përket rritjes së kujtesës, megjithatë studiuesit thanë se njerëzit ndiheshin më pak të trishtuar pas kafesë.

Lexo po ashtu:  “Bota vuan shumë. Jo nga dhuna e njerëzve të këqinj, por nga heshtja e njerëzve të mirë”./ Thënie të veçanta nga Napoleon Bonaparti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *