Në Amerikë dhe shtetet tjera Perëndimore prej një kohe të gjatë është aktiv trendi i tatuazheve, ndërsa tashmë ky trend është shpërndarë në të gjithë botën e sidomos mes të rinjve.

Por studime të shumta tregojnë se shëndeti i njeriut mund të jetë në rrezik nga tatuazhet.

Disa ngjyra të tatuazheve përmbajnë substanca të cilat e shkaktojnë tumorin. Ky zbulim tronditës ka ardhur nga një mbledhje e specialistëve të Britanisë nga Organizata e Shëndetit të Përgjithshëm.

Ata, në zbulimin e tyre më të ri e nxjerrin në pah rrezikun e nanopartiklave nga ngjyra e tatuazheve që mbahen në shpretkë përmes gjakut dhe veshkave.

Kjo e zvogëlon kapacitetin e trupit për t’i bërë ballë helmeve.

Rreziku i ngjyrave të kuqe dhe të kaltra

Ky hulumtim i ri pajtohet me ato të mëhershmet të cilët kishin demonstruar se ngjyrat e kuqe përmbajnë merkur, ndërsa ngjyra e gjelbër dhe e kaltër përmbajnë kobalt.

Këto kimikale janë shkaktarë të kancerit, prandaj duhet të keni kujdes.

Rreziku i ngjyrës së zezë

Studimi nga Dr. Georgina serua nga Kopenhaga ka demonstruar se ka agjentë që shkaktojnë kancerin në 13 nga 21 ngjyrat që zakonisht përdoren për tatuazhe në Evropë.

Lexo po ashtu:  Kruarja e kokës/ Pse mund të jetë duke ndodhur

Sipas hulumtimeve të SHBA-së, ngjyra e zezë e tatuazheve prodhohet duke e përdorur benzopirenin, përbërës i cili gjatë eksperimenteve në kafshë është dëshmuar se e shkakton kancerin në lëkurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *