Një grup kërkuesish nga Qendra Shtetërore për Ecurinë dhe Projektimin e Formave të depozitimit dhe Kontenierëve për Mbetjeve Bërthamore në Ohio të SHBA, kanë dalë në përfundimin se modeli aktual i menaxhimit të këtyre mbetjeve nuk është i sigurtë. Kërkimet e publikuara në revistën “Nature Materials” tregon se korrozioni i materialeve që përdoren për depozitimin e mbetjeve bërthamore përshpejtohet për shkak të ndryshimeve kimike të mbetjeve dhe mënyrës sesi materialet ndërveprojnë me njëri-tjetrin.

Ne duhet të zhvillojmë një model të ri për menaxhimin e mbetjeve bërthamore, shprehet autori kryesor, Xiaolei Guo.

Kërkimi u përqendrua në depozitimin e mbetjeve të krijuara nga sektori i mbrojtjes që janë trashëgimi e prodhimit të armëve bërthamore dhe që cilësohen tepër radioaktive. Plutoniumi p.sh do me mijëra vjet që të degradojë dhe të humbasë radioaktivitetin e vet duke konstituuar një problem më vete në menaxhimin e tij si mbetje. SHBA vetë nuk ka një rajon të posaçëm për këto mbetje dhe ato groposen pranë vendit të prodhimit. Një vendstacionim është propozuar në Nevada në malin Yucca, ndërkohë që vende të ndryshme kanë mendime nga më të ndryshmet se cila mund të jetë mënyra më e mirë për depozitimin e mbetjeve bërthamore. Vetëm Finlanda ka nisur ndërtimin e një vend depozitimi afatgjatë për këto mbetje.

Lexo po ashtu:  Historia e anestezisë, metodat më të çuditshme të përdorura ndër shekuj

Mënyra sesi veprohet sot konsiston në përzierjen e mbetjeve radioaktive me materiale si qelqi dhe qeramika dhe izolimi i këtyre të fundit, tashmë radioaktive vetë në kanistra metalike që groposen në tokë. Studimi në fjalë ka verifikuar se në një mjedis nëntokësor me praninë e ujërave, qelqi dhe qeramika ndërveprojnë me çelikun në përshpetimin e korrozionit sidomos kur kemi të bëjmë me materiale të ngopura me radioaktivitet.

Në rrethana të caktuara korrozioni i çelikut do të përshpejtohej çmendurisht. Krijon një mjedis superagresiv dhe mund të korodojë materialet rreth e qark, vijon Guo.

Të vendosura në kushte depozitimi si ato që mendohen në malin Yucca, materialet, qelqi dhe çeliku solli korodimin e çelikut në mënyrë të thellë, ndërkohë që u verifikuan krisje në xhamin radioaktiv. Një shpjegim për këtë sjellje të materialeve është tabela periodike e elementëve ku lexohet afërsia e materialeve. Çeliku është i përbërë nga hekur i përzierë me nikel dhe krom, ndërkohë që vetë hekur ka afërsi me silikonin, një element kyç i qelqit. Më keq ishte sjellja e materialeve kur u vunë nën presion pranë njëri-tjetrit, qeramika dhe çeliku, në kushte të ngjashme me ato që mendohet se do të jenë në Nevada. Të dy materialet u koroduan lokalisht, çka e bën këtë model të pasigurtë dhe të dëmshëm në shakllë globale në aplikimin e vet.

Lexo po ashtu:  Beteja e Nokshiqit – Normandia (e harruar) e shqiptarëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *