Numri i të rriturve që jetojnë me demencë në mbarë botën pritet të trefishohet në 153 milionë deri në vitin 2050, ka zbuluar një studim i ri.

Studiuesit sugjerojnë se rritja është nxitur kryesisht nga rritja e popullsisë dhe plakja. Megjithatë, ata gjithashtu theksojnë katër faktorë rreziku për çmendurinë – pirja e duhanit, obeziteti, sheqeri i lartë në gjak dhe arsimi i ulët – si arsye të tjera për rritjen.

Demenca është aktualisht shkaku i shtatë kryesor i vdekjeve në mbarë botën dhe një nga shkaqet kryesore të paaftësisë dhe varësisë tek të moshuarit në nivel global, me kostot globale në 2019 të vlerësuara në më shumë se 880 miliardë euro.

Rastet e demencës pritet të rriten në çdo vend, por pjesa më e madhe e Europës vlerësohet të ketë rritje më të vogla, por ende domethënëse, krahasuar me pjesët e tjera të botës.

Sipas Lancet, rritja më e madhe do të jetë në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme me 367%, e ndjekur nga Afrika Sub-Sahariane me 357%.

Lexo po ashtu:  Pastroni mushkëritë brenda tri ditëve

Europa Perëndimore pritet të shohë një rritje prej 74% nga pothuajse 8 milionë raste të demencës në 2019 në gati 14 milionë në 2050.

Europa Qendrore parashikohet të shohë një rritje prej 82 % nga gati 2 milionë të rritur me sëmundjen në afër 3.6 milionë, ndërsa Europa Lindore pritet të shohë një rritje prej 92 % nga 2.9 milionë në mbi 5.5 milionë raste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *