Kërkues të universitetit “Leibniz” në Hannover të Gjermanisë konfirmojnë se reja radioaktive që kaloi mbi Europë në vitin 2017 dhe që vazhdon të gjurmohet nga njësitë e mbrojtjes radioaktive, ka origjinë civile.

Sipas shkencëtarëve gjermanë ka shumë gjasa që burimi i resë radioaktive me përmbajtje të ruthenium-106 të jetë një impiant i riprocesimit të karburantit bërthamor.

Metoda e identifikimit konsiston në vlerësimin sasior të rutheniumit dhe mandej në ndarjen e fraksioneve të këtij elementi nga filtrat e ajrit dhe matjen mandej përmes spektrometrisë. Rutheniumi i identifikuar në këto filtra kishte tipare të burimeve civile të, veçanërisht me ato që procesojnë karburante bërthamore. Sipas shkencëtarëve tiparet e gjurmëve përputhen me ato që emetohen nga reaktorë rusë të serisë VVER që punojnë me ujë të presuar. Sipas profesorit Georg Steinhauser në botë ka aktualisht 20 reaktorë të këtij lloji që janë operacionalë.

Lexo po ashtu:  Qentë, terapia më e mirë për nostalgjinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *