Kërkuesit norvegjezë pretendojnë se kanë gjetur shkakun e mpiksjes së gjakut si pasojë e vaskinës anti-CoVid-19 të zhvilluar nga AstraZeneca. Sipas këtyre ekspertëve vaksina provokon një reagim shumë të fortë imunitar që çon mandej në një kombinim të rrallë të gjakut të mpiksur dhe trombociteve. Studimi vjen nga spitali Rikshospitalet në emër të të cilit ka folur profesori Pal Andre Holme, spital që ka trajtuar tre pacientë me simptoma të rënda pas vaksinimit me AstraZeneca.

“Nuk shoh ndonjë arsye tjetër përveç vaksinës…që provokon një reagim të fortë imunitar”, ka thënë Holme për mediat norvegjeze.

Edhe me këtë teori problem paraqitet njohja jo e plotë e sistemit imunitar teksa janë antitrupat që aktivizojnë në disa raset trombet dhe mpiksjen e gjakut. Këto gjetje bien në kundërshtim me deklarimet dhe gjetjet e Oragnizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Agjencisë Europiane të Barnave. Deri më tani janë 20 vende që kanë bllokuar AstraZenecan për shkak të raportimeve se jep pasoja tqë rënda.

Lexo po ashtu:  Hoti sfidohet në tri interpelanca për Asociacionin, të pagjeturit dhe Ujmanin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *