Londra ka marrë masa të menjëhershme pas sulmeve terroriste në xhamitë në Zelandën e Re.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka shprehur ngushllime për familjarët e viktimave të sulmeve terroriste në xhamitë në Zelandën e Re.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se ka vendosur të përforcojë sigurinë rreth xhamive në kryeqytetin britanik.

“Dua të siguroj komunitetin mysliman në Londër. Kam qenë në kontakt me policinë. Do të ketë pjestarë të policisë rreth xhamive sot, si dhe zyrtarë të armatosur derisa londinezët shkojnë për t’u lutur”, deklaroi ai.

Londra ka një komunitet të madh mysliman.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Fjalë të urta shqiptare, të ruajtura ndër shekuj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *