Sveçla reagon pas zhvillimeve në Veri: Lojërat e Vuçiqit dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas të shtënave në Veriun e Kosovës në drejtim të një patrulle të KFOR’it.

Ai tha se pasi Beogradi e kuptoi që bandat kriminale të cilat i mbështesin kanë sulmuar KFOR’in, tani mohojnë të gjitha sulmet

“Lojërat e Vuçiqit dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë. Fillimisht deklaruan se në Zubin Potok ka pasur përleshje të armatosura të iniciuara nga Policia e Kosovës dhe Njësitë e saj Speciale”, ka shkruar ai në Facebook.

Sveçla ka kërkuar që barrikadat të hiqen menjëherë.

“Mirëpo, kur e kuptuan se bandat kriminale të mbështetura nga vet ai kanë sulmuar KFOR-in, duan t’i mohojnë të gjitha sulmet. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë. Serbia duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Më tutje Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës do të vazhdojë të luaj rolin e saj dhe përmbushë misionin e vet.

Lexo po ashtu:  13 mijë aplikacione nga diaspora për të votuar më 6 tetor

“Bëj thirrje tek të gjithë qytetarët që të mos bijnë pre e propagandës së Serbisë për të nxitur një konflikt të ri dhe të bashkëpunojnë me Policinë dhe organet e rendit”, përfundon postimi i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *