Kur forcat mpaken dhe patjetër
Do na tradhtojnë përnjimend
Dhe duhet ne, banorë të vjetër,
Të ardhurve t’u bëjmë vend.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Shpëtona atëherë, o shpirt i mirë,
Nga çdo qortim shpirtvogëlsisht,
Nga shpifjet me inat e cmirë
Për jetën që na la në bisht.
Nga ndjenjë e ligësisë së fshehur
Për botën që ndryshon nga dje,
Ku vijnë të rinj dhe rrinë ngrehur
Në sofrën që e shtruam ne.

Nga vrer i ndjenjës së helmuar,
Që më me rrymën s’ecën dot,
Që plot të tjerë janë ftuar,
Të tjerë shkojnë përpara sot.
Nga çdo pasion që la rinia
Dhe që në zemër thellë rri,
Më i turpshëm është se dashuria,
Pasioni grindavec në pleqëri.
Shqipërimi: Petraq Kolevica




