Ja disa nga të bëmat e Qeverisë Kurti:

1. u ndërpre ngritja e objekteve ilegale (lexo kolonizimi) në tokën e uzurpuar të Kosovës;

2. filloi ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve dhe kthimi në vatrat e tyre;

3. filloi kthimi i banesave të uzurpuara nga serbet, pronarëve shqiptar;

4. u ndërpre funksionimi i “komunave serbe”, të lidhura drejtë për së drejti me Beogradin, që ushtronin autoritet të plotë, nga ofiqaria e gjendjes civile gjer te gjeodezia dhe urbanistika;

5. iu prishën planet “miqve” ndërkombëtar për faljen e “dhuratës së Rankoviqit” Serbisë;

6. u shpartalluan bandat e Radojçiqit (lexo Vuçiqit);

7. u asgjësuan plantacionet dhe laboratorët e drogës;

8. u ndalua qarkullimi i veturave me targa ilegale (Të Serbisë) dhe pa targa fare;

9. u ndalua qarkullim i valutës ilegale – dinarit serb;

10. u shkatërrua sistemi i kamerave nëpër hapësira publike të kontrolluara nga Beogradi;

11. u instalua sistemi i kamerave i kontrolluar nga Policia e Kosovës;

12. u shkatërrua sistemit të alarmimit për “rrezik nga shqiptarët”,

13. u zbuluan dhe konfiskuan shumica e depove me armatim të “mbrojtjes civile”;

Lexo po ashtu:  Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett: - Kosova po frenohet nga korrupsioni, sulmet kundër gazetarëve, dëbimi i shtetasve të huaj pa një proces të rregullt dhe dhuna kundër pakicave.

14. u shpartallua dhe u shpall grup terrorist e vetequajtura “brigada e veriut” që përgatitej për aneksim të veriut të Kosovës Serbisë;

15. u shpartallua dhe pjesërisht asgjësua grupi diversant terrorist në Banjë;

16. u ndërpre praktika e bllokadave të rrugëve me dy kamion sipas tekeve të Radojçiqit (lexo Vuçiqit);

17. u ndërpre rrahja e shqiptarëve sa herrë kalonin urën e Ibrit në mes të Mitrovicës;

18. nuk digjen më veturat dhe nuk rihen serbët me targa RKS apo ata që ia prishnin “tymin e duhanit” Radojçiqit (lexo Vuçiqit);

19. nuk ka më serb që nuk guxojnë ose refuzojnë dokumente të Republikës së Kosovës;

20. u ndërpre kontrabanda që dëmtonte buxhetin e Kosovës;

21. u ndërprenë zgjedhjet dhe referendumet e Serbisë në Kosovë;

22. u ndërpre puna ilegale e postës së Serbisë në Kosovë;

23. u ndërpre mos pagesa e energjisë elektrike;

24. u ndërpre harxhimi enorm i energjisë elektrike të pa faturuar, për prodhimin e kriptovalutave;

25. u mbyllën pompat e karburanteve të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë.

Nëse ka diçka tjetër!? Mund ta shtoni.

Lexo po ashtu:  Ambasadori britanik uron besimtarët për Bajram: Jam gati për bakllavë

/Ali Sh. Mehmeit/