Vrasja e George Floyd në Shtetet e Bashkuara ndezi një valë protestash në të gjithë vendin, por edhe shtete të Kontinentit të Vjetër. Kur bëhet fjalë për racizmin, edhe në Europë, njerëzit me ngjyrë kanë përvojën e tyre të hidhur.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar treguan se anëtarët e komuniteteve me ngjyrë ndaloheshin 10 herë më shumë nga Policia se sa të bardhët.

Ndalimet e rregullta nga Policia janë një fakt tashmë për shumë anëtarë të një grupi çiklistësh të njohur në rrugët Londrës si “Bikestorms”. Shumica e anëtarëve të grupit janë pjesë e komuniteteve të pakicave etnike apo me ngjyrë.

Pjesëtarët grupit mendojnë që shigjetohen nga Policia për shkak të ngjyrës. Për këtë arsye, moto e këtij grupi është të shpëtojë fëmijët nga dhuna, duke i inkurajuar të ridrejtojnë energjinë e tyre në sportin e çiklizmit.

Lexo po ashtu:  Princeshë me vendim gjykate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *