Kryeministri Rama sheh uljen me detyrim të palëvë në tryezë si të vetmen zgjidhje për situatën në veri të Kosovës. Rama kërkoi ndihmën e Francës dhe Gjermanisë, përkatësisht presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, të cilët sipas tij duhet të ndërhyjnë që çështja të zgjidhet përmes dialogut.

Është e nevojshme që presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë të ndërhyjnë. Vajtje-ardhjet në Bruksel janë kohë e humbur. Situata në terren degradon përditë, edhe kur duket, edhe kur nuk duket. Shpërthimi i situatës në formën e një përplasjeje do të kishte pasoja për të gjithë. Është e rëndësishme që të dy liderët të merren e të mbyllen brenda në një konferencë nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit që është kthyer në një marrëveshje bazë.

Sipas Ramës, kjo do të shmangte përplasjen e dy vendeve, por do të shpëtonte edhe rajonin.

Është koha sepse kjo ecejakja në Bruksel është vetëm status quo. Nuk kemi çfarë presim të reja, pa një shtysë të re dhe pa përfshirjen e kancelarit dhe presidentit, të cilët duhet të  duhet të shpëtojnë thjesht Kosovën dhe Serbinë nga përplasja, por duhet të shpëtojnë rajonin nga gjithë proceset e nisura dhe nga asgjësimi i vetë procesit të Berlinit.

Lexo po ashtu:  Koronavirusi / Zëri i Amerikës: Shenja shprese në Europë, numri i viktimave dhe i të infektuarve drejt rënies

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *