Në këtë artikull do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta për moshimin dhe plakjen.

“Ekziston sigurisht një pjesë në jetën e çdokujt nga ne që jeton përtej kohës. Ndoshta ne bëhemi tëvetëdijshëm për moshën tonë vetëm në momente të veçanta dhe shumicën e kohës jemi të rinj”. – Milan Kundera

“Sa më shumë që jetoj, aq më e bukur bëhet jeta ime”. – Frank Lloyd Wright

“Në fund, nuk kanë rëndësi vitet e jetës, por jeta që u ke dhënë viteve të tua”. – Abraham Lincoln

“Të plakesh me dikë tjetër është diçka e bukur, por të plakesh duke i qëndruar i vërtetë vetes është e mrekullueshme”. – Dodinsky

“Ti je aq i ri sa besimi yt, aq i moshuar sa dyshimi yt; aq i ri sa vetëbesimi yt, aq i moshuar sa frika jote; aq i ri sa shpresa jote, aq i moshuar sa dëshpërimi yt”. – Douglas Macarthur

“Të plakesh është diçka e natyrshme, të rritesh është diçka që e ke vetë në dorë”. – Walt Disney

Lexo po ashtu:  Përse një burrë zgjedh një grua, në vend të një tjetre

“Nevojitet guxim për t’u rritur e për t’u bërë ai që realisht je”. – E. E. Cummings

“Fuqia dhe bukuria janë bekimet e rinisë; pjekuria, ndërkohë, është lulja e moshës së madhe”. – Democritus

“Moshimi nuk është një rini e humbur, por një stad i ri i mundësisë dhe fuqisë”. – Betty Friedan

“Asgjë nuk e bën të duket më e moshuar një femër, se përpjekja për t’u dukur më e re”. – Coco Chanel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *