Në një supermarket, një grua e moshuar zgjodhi një qese plastike për të futur ushqimet që kishte blerë. Arkëtari e qortoi se zgjedhja e saj nuk ishte ekologjike dhe i tha: “Fatkeqësisht, brezi juaj nuk e kupton lëvizjen ekologjike. Ne të rinjtë po paguajmë për brezin e vjetër që shpërdoroi të gjitha burimet!” Zonja e moshuar i kërkoi falje arkëtarit dhe i shpjegoi: “Më falni, nuk kishte asnjë lëvizje pro mbrojtjes sëmjedisit në kohën tonë”.

Ndërsa po largohej nga supermarketi, arkëtari shtoi: “Ishin njerëz si ju që shkatërruan të gjitha burimet në kurrizin tonë. Vërtet, nuk kishte absolutisht asnjë shqetësim për mbrojtjen e mjedisit në kohën tuaj”.

Më pas, paksa e inatosur, plaka tha: “Në kohën time ne ngjitnim shkallët në këmbë: nuk kishim shkallë lëvizëse dhe as ashensorë. Ne nuk e përdornim makinën sa herë që duhej të lëviznim dy metra: ne ecnim në këmbë me kilometra të tërë. Por, është e vërtetë, ne nuk e njihnim lëvizjen ekologjike. Nuk njiheshin pelenat njëpërdorimshe: i lanin me dorë pelenat e të porsalindurve. I thanim rrobat jashtë të nderura në njëlitar. Në kuzhinë, njerëzit i përgatisnin vetë ushqimet, nuk kishte pajisje elektrike të specializuara për të gatuar pa mundim. Nuk kishim kositëse bari ose traktorë me benzinë: për kositjen e barit përdoreshin krahët dhe veglat e punës. Punonim fizikisht, nuk kishim nevojë të shkonim në palestër për të vrapuar. Por, është e vërtetë, ne nuk e njihnim lëvizjen ekologjike. Pinim ujë nga burimi kur kishim etje. Nuk kishim filxhanë apo shishe plastike për ta hedhur ujin.

Lexo po ashtu:  LIGJI I KAMIONIT TË MBETURINAVE

Fëmijët mbushnin stilolapsat e tyre me bojë, në vend që të blinin një stilolaps të ri çdo herë. Ne zëvendësonim briskun në vend që ta hidhnim pas disa përdorimeve. Por është e vërtetë, ne nuk e njihnim lëvizjen ekologjike. Njerëzit merrnin autobusin ose trenin dhe fëmijët shkonin në shkollë me biçikletë ose në këmbë, në vend që të përdornin makinën e familjes si një shërbim taksi 24 orë në 24.

Fëmijët mbanin të njëjtin këllëf lapsash për disa vite, fletoret, lapsat, gomat, mprehësit dhe aksesorët e tjerë i mbanim sa të mundeshim, jo me dëmtimin e parë t’i hidhnim poshtë dhe të blinim të tjera. Nuk kishim mundësi ekonomike. Por, është e vërtetë, ne nuk e dinim lëvizjen ekologjike!

Kishte vetëm një prizë elektrike në dhomë dhe jo një seri me shumë priza për të furnizuar të gjithë grupin e aksesorëve elektrikë “thelbësorë” për të rinjtë e sotëm. Ndaj mos më mërzitni me lëvizjen tuaj mjedisore! Ne ankohemi vetëm se nuk e kemi marrë mësimin mjaft herët, për të shmangur gjenerimin e idiotëve të rinj si ju, të cilët mendojnë se kanë shpikur gjithçka.

Lexo po ashtu:  Dashuria moderne/ Si e transformoi interneti kërkimin e dashurisë dhe partneritetit!

Të rinj që nuk shkruajnë dot 10 rreshta pa bërë 20 gabime drejtshkrimore, që nuk kanë hapur një libër tjetër përveç aplikacioneve në celular, që nuk e dinë se kush e ka kompozuar “Boleron”, që nuk e dinë se ku kalon Danubi, kur i ofron zgjedhje midis Vjenës dhe Athinës, etj. Por që ende besojnë se mund të japin mësime për të tjerët, nga kulmi i injorancës së tyre!”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *