Të rinjtë e moshës 14 deri në 17 vjeç duhet të flenë nga tetë deri në dhjetë orë në ditë, sipas këshillave për gjumë të shëndetshëm. Megjithatë, një studim i ri tregon se shumë prej tyre flenë shumë më pak.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare– Gati katër nga dhjetë të rinj raportojnë se flenë gjashtë orë ose më pak çdo natë, dhe vetëm tre nga dhjetë arrijnë sasinë e rekomanduar të gjumit prej tetë deri në dhjetë orë. Këto janë shifra shqetësuese, – thotë Magnus Ingebretsen për gazetën Stavanger Aftenblad, percjell MekuliPress.
Ingebretsen, i cili është student i doktoratës në psikologji në Universitetin Arktik të Norvegjisë, i referohet të dhënave nga studimi më i fundit i Ungdata.

Në këtë studim, ndër të tjera, del se vetëm 12% e të rinjve flenë nëntë orë ose më shumë. Po ashtu, djemtë në moshën e shkollës së mesme flenë më shumë se vajzat. Në përgjithësi, adoleshentët flenë edhe më pak kur fillojnë shkollën e lartë.
Gjumi i pakët ndikon te shkolla dhe aktivitetet e lir
Rreth gjashtë nga dhjetë të rinj kishin probleme për të fjetur një ose më shumë herë gjatë javës para studimit, ndërsa një pjesë e ngjashme raportuan se ndjenin përgjumje të madhe, gjë që ndikonte negativisht te shkolla ose koha e lirë e tyre.
– Po shohim një rritje të problemeve me gjumin në popullatë, dhe në veçanti shumë të rinj po flenë shumë pak, – thotë Ingebretsen.
Ai thekson se vajzat janë më të rrezikuara nga mungesa e gjumit. – Kam biseduar me shumë vajza të reja që zgjohen shumë herët, shpesh që në orën pesë të mëngjesit, për t’u përgatitur për shkollë. E ndërkohë, kanë kaluar orë të tëra duke lundruar në Tiktok dhe Snapchat deri natën vonë, – vazhdon ai.
Sipas tij, 62% e të rinjve tregojnë se përdorimi i pajisjeve elektronike është një kontribues i madh për mungesën e gjumit. Gjithashtu, fëmijët dhe të rinjtë flenë më pak tani sesa disa dekada më parë, dhe një orë më pak krahasuar me 100 vite më parë.
Frika nga “humbja e diçkaje”
– Shumë të rinj e mbajnë telefonin ndezur gjatë natës, pa aktivizuar funksionin ‘mos shqetëso’. Arsyeja që japin është frika nga humbja e diçkaje të rëndësishme, – thotë Ingebretsen, duke sugjeruar se të rinjtë duhet të ndryshojnë mënyrën si e menaxhojnë kohën e tyre.
Ai thekson se ekziston një lidhje e fortë midis cilësisë së jetës dhe sasisë së gjumit. Ingebretsen citon gjithashtu një studim nga Universiteti i Agder (UiA), i cili konfirmon se të rinjtë që flenë mjaftueshëm janë gjithashtu më të kënaqur me jetën e tyre.
Zgjidhja fillon me prioritizimin e gjumit
Në kohën kur teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, është e nevojshme që prindërit, mësuesit dhe vetë të rinjtë të jenë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e gjumit. Duke reduktuar përdorimin e telefonit gjatë natës dhe duke krijuar rutina të shëndetshme, të rinjtë mund të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre, shëndetin mendor dhe performancën në shkollë.
Nëse rinia është e ardhmja, atëherë të gjithë kemi përgjegjësi të kujdesemi që të mos jetë një e ardhme e përgjumur.
– MekuliPress
