Çereku i të rinjve shqiptarë të moshës 15-24 vjeç si në Shqipëri e Kosovë as nuk shkollohen e as nuk punojnë, duke shënuar kështu normën më të lartë në rajon.

Të rinjtë e moshës 15-24 vjeç në Shqipëri që nuk shkollohen e nuk punojnë përfaqësojnë një të katërtën e totalit, shkruan sot Koha Ditore.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Edhe në Kosovë situata është e njëjtë, me normën që, po aq sa Shqipëria fiksohet në 25.9%.

Këtë e thotë një raport i fundit i Bankës Botërore për tregun e punës në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria dhe Kosova paraqiten në pjesën e sipërme të grafikut.

Për vendet e tjera të rajonit, norma është ndjeshëm më e ulët, duke zbritur deri në 17% në rastin e Serbisë. Gjithsesi, të dhënat tregojnë se në krahasim me vitet 2013-2014, norma e atyre që quhen “Neets” ka rënë ndjeshëm në Shqipëri, pasi 5-6 vjet më parë i kalonte të 30%. Ajo që vihet re tjetër nga raporti është fakti se te femrat norma është më e lartë, duke u ngjitur në mbi 27%. Për meshkujt ndërkohë është diçka më pak se 25%.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  25 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *