Nga MekuliPress

Shkenca e ka shpjeguar prej kohësh pse ndodh kjo. Njerëz të caktuar përdorin mënyra të padukshme për të të ulur vetëbesimin, dhe këto mënyra nuk janë spontane – janë të përshkruara në teori. Studiuesja norvegjeze Berit Ås i quajti ato «teknika dominimi», sociologu francez Pierre Bourdieu i quajti «pushtet simbolik», ndërsa psikologu Gregory Bateson foli për «situata të dyfishta», ku çfarëdo që bën, duket gabim.

Në përditshmëri kjo shfaqet shumë thjeshtë: dikush të ndërpret, të injoron, të bën të dukesh i pasigurt ose të hedh një koment të vogël që të zbeh. Në teori, këto janë mënyra për të ruajtur kontrollin, duke të vendosur ty në një pozitë më të ulët pa e kuptuar. Dhe pikërisht sepse janë të heshtura, ti për një moment mendon se problemi është tek «ti».

Kur Berit Ås analizoi sjelljen në politikë, ajo pa se një model i përsëritur ishte «mosvlerësimi». Në punë ose në biseda ndodh shpesh: ti jep një ide, askush nuk reagon. Pas disa minutash e thotë dikush tjetër dhe papritmas «të gjithë» e pëlqejnë. Ky lloj reagimi të bën të dyshosh në aftësinë tënde, edhe pse ideja ishte e jotja.

Lexo po ashtu:  Kujtime e Maria Cesares: “E kam dashur dhe e dua Kamyn”

Një tjetër teknikë është «tallja si shaka». Bourdieu thotë se humori përdoret shpesh për të treguar kush e ka pushtetin, prandaj një fjali e thjeshtë si «mos u bë kaq e ndjeshme» nuk është shaka – është ulje. Fokusin e zhvendos nga argumenti yt tek personaliteti yt, që të dukej e dobët.

Një shembull i tretë është «mbajtja e informacionit». Kur dikush nuk ta jep një informacion me kohë, ai ruan avantazhin. Kjo ndodh shpesh në punë: nuk të dërgojnë emailin, nuk të tregojnë ndryshimet, dhe më pas të thonë «pse nuk u përgatite?» Ti ndihesh fajtor, por faji nuk është i yti – është teknikë dominimi.

Një tjetër formë është ajo që Bateson e quajti «situatë e dyfishtë». Për shembull, të thonë:
– «Je shumë e qetë.»
Kur flet:
– «Tash po flet shumë.»
Këtu, çfarëdo që zgjedh, del gabim. Qëllimi është të mos gjesh kurrë ekuilibrin, sepse një person pa ekuilibër është më i lehtë për t’u kontrolluar.

Shumë e zakonshme është edhe «ulja personale»: nuk kundërshtohet ideja, por ti. Të thonë «ti e thua këtë se je e re», «ke shumë emocione», «nuk i kupton këto gjëra». Këto nuk janë opinione, por mënyra për të ta hequr autoritetin.

Lexo po ashtu:  Letra e fundit nga Che Guevara, drejtuar fëmijëve të tij

Teoria e ka një mesazh të qartë: këto teknika funksionojnë vetëm kur nuk i sheh. Në momentin që thua «po ndiej që po injorohet mendimi im» ose «ky koment tingëllon si tallje», fuqia e tyre bie. Tjetri detyrohet të të trajtojë si të barabartë, sepse loja e heshtur u zbulua.

Prandaj, nuk është e vërtetë që disa njerëz «ekanë me ty». Shpesh ata përdorin mekanizma të mësuar, të vjetër dhe të përshkruar në teori. Ti nuk je i dobët. Nuk je i pasigurt. Dhe nuk është karakteri yt që po lëkundet – është ndikimi i një sjelljeje që nuk ka qenë kurrë e jotja.

Dhe kur e kupton këtë, ti e rikthen zërin, qartësinë dhe dinjitetin tënd. Dhe aty fillon liria./MekuliPress.com/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com