Në anën kosovare të kufirit në Jarinjë, sot ka pasur prezencë të shtuar të trupave të KFOR-it.

Siç raporton REL, aty janë parë edhe pjesëtarë amerikanë të misionit të NATO-s, KFOR.

Disa protestues serbë janë përleshur të dielën me forcat policore të Serbisë afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, – në anën e territorit serb – teksa kanë protestuar si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.

Protestuesit kanë thyer kordonin policor, mirëpo zyrtarët policorë serb më pas kanë formuar një kordon të ri më afër kufirit.

Lexo po ashtu:  Sot 21 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit nga shteti i Serbisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *