Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur edhe njëherë se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet sa më parë, pasi siç ka thënë ai, perspektiva e krijimit të një “Donbasi të vogël” në mes të Evropës është një rrezik real.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Holandë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministrat e Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë si dhe me presidentët rumun, polak e lituanez, Rama tha se duhet të bëhet gjithçka për të sjellë dialogun Kosovë-Serbi në nivelin më të lartë.

Ai theksoi rëndësinë e KFOR-it, si një garanci për sigurinë për shkak të një përshkallëzimi të mëtutjeshëm, derisa u shpreh se dëshiron të shoh tek arrin sukses dialogu i BE-së.

“Perspektiva e krijimit të një ‘Donbasi të vogël’ në mes të Evropës për shkak të një përshkallëzimi është një rrezik real dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të sjell dialogun në nivelin më të lartë, me mbështetjen e SHBA-së, dhe që të sigurohemi se KFOR-i do të jetë aty për të garantuar sigurinë për shkak të një përshkallëzimi të mëtutjeshëm. Të gjithë e kuptojnë që është koha për të vepruar dhe të mos lëmë asnjë mundësi që të hidhet poshtë ajo çfarë kemi ndërtuar”, ka thënë Rama.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti takoi Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *