Pasi tregoi për herë të parë se ku do të ndërtohet karantina në rast të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, kryeministri Rama ka sulmuar ashpër median dhe opozitën në vend, pasi sipas tij po përhapin një numër të lartë lajmesh që përcjellin panik mes qytetarëve.

Rama madje u ka sugjeruar shqiptarëve që në kushtet e “infodemisë”, qytetarët të fikin televizorin e celularët dhe t’i drejtohen mesazheve të Papa Françeskut apo librave të shenjtë si Bibla e Kurani.

Rama: Në vendin tonë kjo situatë është shfaqur më shumë se në një formë. Tituj që mbajnë koronavirus dhe vikitmë në titull, por edhe përpjekja individuale e grupeve të caktuara për të nxitur panikun dhe për të prodhuar alarme.

Ju sugjeroj të mbyllni televizorët, të fikni telefonat dhe ti drejtoheni mesazheve të Papa Françeskut apo Kuranit e Biblës se sa të humbisni kohë me lloj- lloj marrëzish e poshtërsish që njerëz me ligësi shpirtërore shpërndajnë duke bërë atë që është çnjerëziore dhe nga pikëpamja profesionale e padobishme.

Lexo po ashtu:  Hoxha nga Vushtrria kundër LGBT’isë: Flamuri i fëlliqtë e terrorist i njerëzve të prishtë s’bën të vendosej në Qeveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *