Gazeta madhështore britanike, “The Guardian”, ka njoftuar se nuk do të publikojë më artikuj në rrjetin X të miliarderit amerikan, Elon Musk, nga llogaritë e saj zyrtare.

Në një njoftim për lexuesit, gazeta tha se konsideron që përfitimet nga të qenët në platformën që dikur quhej “Twitter” tani janë më të vogla se anët negative, duke e përmendur “përmbajtjen shpesh shqetësuese” në të, raporton “The Guardian”.

“Ne deshëm që t’i njoftonim lexuesit se nuk do të postojmë më në asnjë llogari zyrtare editoriale të “The Guardian”-it në faqen e rrjetit social X” – thuhet në njoftimin e gazetës, përcjellë MekuliPress.com

“The Guardian” ka më shumë se 80 llogari në rrjetin X, me përafërsisht 27 milionë ndjekës.

Gazeta tha se në mesin e përmbajtjes në platformë për të cilën ka shqetësime të gjata përfshihen teoritë konspirative të së djathtës ekstreme dhe racizmi. Gazeta shtoi se mbulimi i zgjedhjeve presidenciale në ShBA nga rrjeti X e ka kristalizuar vendimin e gazetës.

“Kjo është diçka që kemi qenë duke e konsideruar për ca kohë, duke e marrë parasysh përmbajtjen shpesh shqetësuese që promovohet ose gjendet në platformë, përfshirë teoritë konspirative të së djathtës ekstreme dhe racizmin” – thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:  Poloni, kompania shtetërore e naftës blen një nga kompanitë më të mëdha mediatike

Grupet kundër gjuhës së urrejtjes dhe Bashkimi Evropian e kanë kritikuar Muskun, personi më i pasur në botë, për standardet e përmbajtjes në platformë që nga blerja e saj për 44 miliardë dollar më 2022, rikujton MekuliPress.