TIRANË

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon shpalljen e emergjencës kombëtare. Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj shkruan se ndërkohë që qytetarët janë në rrugë në panik, e vetmja masë nga qeveria është anulimi i një udhëtimi të kryeministrit. Ajo thotë se nuk ka as shpallje emergjence kombëtare as ndihmë në terren duke iu kërkuar llogari zonjave ministre.

“Ndërkohë që qytetarët e Tiranës edhe Durrësit janë rrugëve në panik, e vetmja masë e marrë që lajmërohet nga qeveria është anulimi i një udhëtimi të Ramës.
As shpallja e emergjencës kombëtare, as ndihmë në terren për familjet e dëmtuara, as informacion për qytetarët si të kujdesen për veten. Ku janë zonjat ministre që bënin humor në parlament, si do justifikohen para shqiptarëve, ku do gjenden fondet për të dëmshpërblyer familjet? Urojmë që të mos ketë më lëkundje e dëmet të jenë të pakta, ndërsa lutemi për shëndetin e 30 qytetarëve të plagosur ?? Ps. Ndërkohë në Teatrin e “rrezikshëm” Kombëtar nuk është thyer asnjë xham!”, shkruan Mehmetaj.

Lexo po ashtu:  Reagon Ministrja e Drejtësisë: Kur thërrisnin seancat e jashtëzakonshme për të jetësuar projektet e dëmshme, nuk i kishin fare problem procedurat e përshpejtuara, as a bëheshin ditën a natën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *