Covid-19 ka ekspozuar mangësitë e sistemeve kombëtare të zbulimit dhe parandalimit të sëmundjeve në shumë vende të Europës, dhe në Shtetet e Bashkuara.

Në Mbretërinë e Bashkuar, gjurmimi i kontakteve u braktis shpejt për shkak të mungesës së kapacitetit. Vetëm tre javë më parë qeveria ishte e gatshme të linte mijëra skocezë të udhëtonin përmes Anglisë në Uells dhe të ktheheshin për në një ndeshje regbije, dhe iu desh një muaj për të zhvilluar një strategji testimi masiv.

Pas një dekade shtrëngimi dhe decentralizimi, jemi duke u përpjekur të rikuperojmë “muskulin” e humbur të kujtesës së përgjigjes sa i takon shëndetit publik.

Nuk do të kalojnë 100 vjet deri në pandeminë tjetër. Rritja e popullsisë, pushtimi që po i bëjnë njerëzit habitateve të kafshëve dhe rinisja e udhëtimit të shpejtë ndërkontinental, do të kujdesen për këtë.

Ajo që kemi më urgjente, është një sistem parandalues ndaj një vale të dytë të Covid-19, edhe më të keqe se e para. Mungesa jonë e sistemeve kohente e të përbashkëta të informacionit do të thotë se ende, nuk mund t’u përgjigjemi shumë pyetjeve të rëndësishme rreth kësaj epidemie.

Lexo po ashtu:  Studimi: Nëse hani shumë oriz mund t’ju ndihmojë për të luftuar obezitetin

Cilat sëmundje para-ekzistuese dhe medikamente i ekspozojnë njerëzit ndaj infeksionit apo një rezultati të të keq? A janë disa individë gjenetikisht të ndjeshëm dhe, nëse po, duhet që terapitë dhe vaksinat ta marrin parasysh një gjë të tillë?

Pse disa të rinj të shtrohen në spital, në një kohë kur shumica e njerëzve as që e dallojnë infeksionin? Sistemi shëndetësor britanik, NHS, i së ardhmes, mund t`i përgjigjet këtyre pyetjeve duke krijuar disa programe kompjuterike.

Pasi të ketë kaluar kulmi i epidemisë, shkruan Daivd J.Hunter, do të na duhet të hapim ekonominë dhe të rifillojmë udhëtimet e nevojshme, ndërkohë që e mbajmë “njërin sy” nga Covid-19.

Zgjidhjet krijuese po na japin një dorë, e të tilla janë aplikacionet që gjurmojnë kë kemi takuar apo testimi javor i të gjithë popullatës përmes një rrjeti të gjerë laboratorësh. Në Mbretërinë e Bashkuar, një aplikacion për monitorimin e përhapjes së simptomave të ngjashme me Covid u shkarkua më shumë se 2 milion herë brenda disa ditësh.

Në SHBA, një rrjet një milion termometra dixhital, i lidhur me Bluetooth krijoi një hartë “shëndetësore moti” që gjurmon epideminë. Stafet mjekësore kanë nevojë për mjete të reja dixhitale si këto për të qenë në gjendje t’i përgjigjen me shpejtësi emergjencës.

Lexo po ashtu:  Mjekët japin alarmin «Po shumëfishohen rastet e kancerit të stomakut, ja cilat janë shenjat që s'duhen injoruar kurrë»

Dhe ndërsa përpiqemi të gjejmë mënyrat për të dalë nga kjo katastrofë akute, duhet njëkohësisht të hedhim bazat për reagimin e ardhshëm. Imagjinoni nëse do të arrinim ta lidhnim informacionin e faktorit të rrezikut nga të dhënat e kujdesit parësor me të dhënat e rezultateve të Covid-19 brenda disa orësh e jo muajsh, se cfarë përgjigje do të merrnin pyetjet lidhur me faktorët e riskut për infektimin dhe vdekjen.

Imagjinoni sikur të mund t`i lidhnim të dhënat e Covid-19 me sekuencat e gjenomit individual në një bazë të sigurtë kërkimore të dhënadh për pesë milionë prej nesh, siç parashikohet nga Iniciativa e Përshpejtimit të Depistimit të Sëmundjeve në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kështu t’i përgjigjemi pyetjeve rreth ndjeshmërisë gjenetike.

Reagimi ndaj pandemisë duket se ka gjasë të shkaktojë një krizë ekonomike, në mos recesion të plotë kombëtar. Investimi në një infrastrukturë kombëtare shëndetësore dixhitale do të përfaqësonte një pjesë të vogël të përgjigjes ekonomike deri më tani.

Të menduarit mbi infrastrukturën e informacionit të shëndetit publik në shekullin e 21-të, nuk filloi me Covid-19. NHS Digital, NHSX dhe Kërkimi i të Dhënave të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar janë përpjekur të lehtësojnë përcjelljen e informacionit. Megjithatë, përparimi ka qenë i ngadaltë.

Lexo po ashtu:  Pse çaji me limon preferohet nga të gjithë? Arsyeja pas këtij zakon

Një problem madhor është se NHS nuk regjistron në mënyrë rutinë të dhëna të thjeshta per te gjithe të faktorit të rrezikut, si historiku familjar i sëmundjeve. Një sistem i unifikuar dhe gjithëpërfshirës i të dhënave shëndetësore jo vetëm do të na siguronte platformën për të përmirësuar përgjigjen tonë ndaj valëve të tjera të Covid 19, por do të na krijonte mundësinë të kuptojmë më mirë edhe faktorët e riskut për sëmundje jo infektive si kanceri, sëmundjet e zemrës, hemoragjia cerebrale apo diabeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *