Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Një zbulim i papritur
Hamendësimet që koronavirusi ka qarkulluar në Europë shumë përpara se të deklaroheshin zyrtarisht rastet e para janë ngritur prej kohësh. Por një studim i ri, i kryer në Itali nga Instituti Kombëtar i Tumoreve, e çon shumë më përpara kohën e qarkullimit të virusit.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Studimi i botuar në nëntor me firmën e drejtorit të këtij instituti, Giovanni Apolone, zbulon se në shtator 2019, 14% e mostrës së ekzaminuar tregoi antitrupa ndaj koronavirusit SARS-Cov-2. Me fjalë të tjera, koronavirusi që tani është në valën e dytë të tij në pjesën më të madhe të botës ka qarkulluar në Itali shumë përpara shkurtit dhe ndoshta që nga vera 2019-s.

Origjina e kërkimit

Gjithçka nisi në kontekstin e testimit për kancerin e mushkërive, një projekt me emrin “Smile”, i cili nga shtatori 2019 deri në mars 2020 regjistroi 959 vullnetarë të shëndetshëm për t’iu nënshtruar skanimit CT të mushkërive dhe testeve të gjakut.

Lexo po ashtu:  Covid-19, rreth 7 mijë teste pritet të vijnë këtë javë në Kosovë

Lajmi për epideminë kineze në janar dhe mbërritja në Itali në shkurt ndezi interesin e studiuesve të Institutit Kombëtar të Kancerit, të cilët së bashku me kolegët nga universitetet e Milanos dhe Sienës kryen testin serologjik në të gjitha mostrat e gjakut që ishin marrë për fushatën “Smile”. Rezultati: nga 959 mostra, 111 ishin pozitive për imunoglobulinën G (16 raste) ose për imunoglobulinën M (97 raste). Nga këto, 111 raste pozitive, 23 datojnë në shtator, 27 në tetor, 26 në nëntor, 11 në dhjetor, 30 në janar dhe 21 në shkurt. Edhe shpërndarja gjeografike e tyre është interesante. Ato vijnë nga 13 rajone, gjysma nga Lombardia, e ndjekur nga Piemonte, Lazio, Emilia-Romagna, Toskana, Veneto.

Të dhëna për antitrupat neutralizues

Nga 111 raste pozitive, 6 rezultuan pozitivë për antitrupa që neutralizojnë virusin, 4 prej të cilave ishin tashmë në fillim të tetorit. Kjo mund të jetë e dhëna më e rëndësishmet. Një prevalencë pozitive më e madhe se 10%, në fakt, nuk duket se pajtohet me studimet serologjike të mëvonshme, siç është studimi kombëtar i kryer nga ISTAT-ISS, që nxori 2.5% të popullsisë.

Lexo po ashtu:  Gjashtë mitet dhe të vërtetat mbi vetminë, dhe ndikimin që ka ajo mbi shëndetin e njeriut

Virusi në qarkullim që prej verës së kaluar dhe sëmundjet atipike të mushkërive

Këto të dhëna konfirmojnë dyshimet për qarkullimin e virusit në Itali shumë para 20 shkurtit, ndoshta nga vera e vitit 2019. “Që nga nëntori 2019, shumë mjekë të përgjithshëm kanë filluar të raportojnë shfaqjen e simptomave të rënda të frymëmarrjes tek të moshuarit dhe personat vulnerabël me bronkit atipik bilateral, i cili i është atribuar, në mungesë të lajmeve për virusin e ri, disa formave agresive të gripit sezonal”, kujton studimi.

Studimi në fjalë provon që këto raste nuk ishin forma të rënda të gripit sezonal, por shenjat e para të Covid, një sëmundje e re që askush nuk e vuri re derisa Kina ngriti alarmin në fund të vitit 2019.

Corriere.it/Përgatiti: Gazmira Sokoli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *